Rama: Goli që segmentet e krimit të lidhur me qeverinë i bënë Berishës

“Goli im dje në ElbasanArena pas një presioni mafioz që segmentet e krimit të lidhur me qeverinë i bënë Berishës ”. Kjo ishte mënyra që zgjodhi kryeministri i vendit, Edi Rama për të komentuar penalltinë e realizuar dje në fushën e gjelbër të “Elbasan Arena”, përballë kundërshtarit të tij në futboll, Etrit Berishës. Përmes një

“Goli im dje në ElbasanArena pas një presioni mafioz që segmentet e krimit të lidhur me qeverinë i bënë Berishës ”. Kjo ishte mënyra që zgjodhi kryeministri i vendit, Edi Rama për të komentuar penalltinë e realizuar dje në fushën e gjelbër të “Elbasan Arena”, përballë kundërshtarit të tij në futboll, Etrit Berishës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” , kryeministri Rama u shpreh se goli i djeshëm erdhi pas ‘një presioni mafioz’.
Ditën e djeshme gjatë inaugurimit të  stadiumit të ri të Shqiponjave Kuq e Zi në “Elbasan Arena”, zoti Rama në shenjë simbolike shënoi  golin e tij të parë përballë Etrit Berishës, në një distancë prej 11 metrash para portës.

Stadium i Elbasanit, një ndër më modernët në rajon do të jetë stadiumi i ri kombëtar, ku përfaqësuesja Shqiptare do të zhvillojë ndeshjet eliminatore “Euro 2016”, Më 11 tetor pritet që në “Elbasan Arena” të luhet ndeshja e parë mes kombëtares shqiptare dhe Danimarkës për ‘Euro 2016’.

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar