Çmimi Europian i Letërsisë për “Otellon” e Blushit

Në Panairin e Librit në Frankfurt u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Europiane të Letërsisë, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë. Nga 120 kandidatët që morrën pjesë, vetëm 13 qenë fituesit e shpallur nga juria kombëtare, ku mes tyre u përzgjodh edhe Ben Blushi me librin “Otello, Arapi i Vlorës” Prej muajit

Në Panairin e Librit në Frankfurt u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Europiane të Letërsisë, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë. Nga 120 kandidatët që morrën pjesë, vetëm 13 qenë fituesit e shpallur nga juria kombëtare, ku mes tyre u përzgjodh edhe Ben Blushi me librin “Otello, Arapi i Vlorës”

Prej muajit janar, kur edhe u zgjodh juria e përbërë prej 5 anëtarësh u pritën kandidaturat për të shpallur më vonë fituesit në bazë të kritereve të vendosura nga organizatorët.

Qysh prej vitit 2009, prej nga starton edhe  Çmimi Europian i Letërsisë marrin pjesë 37 shtete,të ndara në 3 grupe.Vendet që u vlerësuan për këtë vit ishin: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Lihtenshtejni, Malta, Mali i zi, Holanda,Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Çdo fitues vlerësohet me një shumë prej 5000 eurosh, por ajo që është e rëndësishmë është se ata përfitojnë nga promovimi i veçantë dhe prezantimi në nivel ndërkombëtar. Botuesit e tyre inkurajohen të aplikojnë për fonde nga BE-ja që librat fitues të përkthehen në gjuhë të tjera për të hyrë në tregje të reja. Fituesit gjithashtu përfitojnë nga prezantimi në panairet kryesore të librit në Europë si ai i Frankfurtit, Londrës, Goteborgut dhe Passaporta Festival në Bruksel.

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar