Kryetari i PD-së ka dhënë reagimin e tij në lidhje me progres-raportin të publikuar ditën e djeshme. Basha theksoi se Edi Rama duhet të bëjë një “mea culpa” për gjendjen në të cilën ndodhet Kuvendi. Rikthimi i jetës parlamentare mund edhe të bëhet vetëm kur Edi Rama, si përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar, të
Kryetari i PD-së ka dhënë reagimin e tij në lidhje me progres-raportin të publikuar ditën e djeshme. Basha theksoi se Edi Rama duhet të bëjë një “mea culpa” për gjendjen në të cilën ndodhet Kuvendi.
Rikthimi i jetës parlamentare mund edhe të bëhet vetëm kur Edi Rama, si përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar, të reflektojë, të flaës, të bëjë një mea culpa të madhe për katrahurën që i ka bërë kuvendit në mënyrë që të krijohen premisat për të shkuar drejt një marrëveshje shumicë dhe opiozitë.” U shpreh Basha.
Kjo sipas Bashës “ do të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e sovranitetit të padiskutueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbarë administratës publike, duke e çmontuar në themel deri në vidhën e fundit mekanizmin që promovon trafikantë, vrasës, pengamarrës në Kuvendin e Shqipërisë dhe administratën shoqërore.”
Po ashtu Kreu i PD-së u shpreh se në këtë raport janë përmendur shqetësimet e tyre, ndërkohë që theksoi se në asnjë vend të raportit nuk shprehet mundësia e hapjes së negociatave për ntegrimin e Shqipërisë në BE.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *