Sot në orën 18:30 do të bëhet inaugurimi i stadiumit më të ri të Shqipërisë, “Elbasan Arena”. Ekipi kombëtar i futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër ekipit U-19 të Futboll Klub Elbasanit. Kjo ndeshje e improvizuar në kuadër të përgatitjeve të skuadrës kombëtare për përballjen me Danimarkën do të jetë edhe inaugurimi zyrtar
Sot në orën 18:30 do të bëhet inaugurimi i stadiumit më të ri të Shqipërisë, “Elbasan Arena”. Ekipi kombëtar i futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër ekipit U-19 të Futboll Klub Elbasanit.
Kjo ndeshje e improvizuar në kuadër të përgatitjeve të skuadrës kombëtare për përballjen me Danimarkën do të jetë edhe inaugurimi zyrtar i “Elbasan Arenës”. Kjo është një ngjarje e shënuar për qytetin e Elbasanit, ku pritet që sportdashësit të ndjekin nga afër ndeshjen stërvitore.
Në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast pritet që të jenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, si dhe shumë personalitete të tjera dhe figura të njohura të sportit.
Qytetarët e Elbasanit do të kenë mundësinë që të shijojnë ndeshjen dhe stadiumin e ri të qytetit të tyre me një hyrje të lirë.
Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të jenë të pranishëm në një event të tillë të rrallë, i cili do të mbetet në memorien e qytetit të tyre si një ngjarje e paharrueshme.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *