Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë një pagë prej 123 mijë lekësh nga Parlamenti i Shqipërisë. Burime bëjnë me dije se në llogaritë e tyre bankare u janë kaluar vetëm pagat bazë që marrin, por jo ato të parashikuara për pjesëmarrjen në séancat plenare. Deputetët e PD-së nuk do të marrin as shpërblimin për seancën
Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë një pagë prej 123 mijë lekësh nga Parlamenti i Shqipërisë. Burime bëjnë me dije se në llogaritë e tyre bankare u janë kaluar vetëm pagat bazë që marrin, por jo ato të parashikuara për pjesëmarrjen në séancat plenare.
Deputetët e PD-së nuk do të marrin as shpërblimin për seancën plenare ku në total u jepen 24 nujë lekë në muaj. Para katër viteve ka qenë ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila u ka mbajtur për herë të parë deputetëve të PS rrogën për shkak të bojkotit prej gjashtë muajsh të parlamentit në vitin 2010.
Në vitim 2013 bëhet ndryshimi i ligjit për trajtimin financiar të parlamentarëve. Përkatësisht në nenin 7 të ligjit mbi statusin e deputetit parashikohet: “Mospjesëmarrje pa shkaqe të përligjura e deputetit në seancë, në komisione ose veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pagës ditore.”
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *