Prokuroria kërkon 4 vite burg për Shpëtim Gjikën

Në seancën e ditës së sotme Prokuroria ka kërkuar dënimin me vite burg për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash. Po ashtu Prokuroria kërkoi që Shpëtim Gjikës t’i hiqet e drejta për të kryer funksione publike për 3 vite. Kryebashkiaku i Vlorës nuk ishte i pranishëm në seancën

Në seancën e ditës së sotme Prokuroria ka kërkuar dënimin me vite burg për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash. Po ashtu Prokuroria kërkoi që Shpëtim Gjikës t’i hiqet e drejta për të kryer funksione publike për 3 vite. Kryebashkiaku i Vlorës nuk ishte i pranishëm në seancën gjygjsore.

Në vitin 2013 Prokuroria e Vlorës e ka akuzuar Gjikën se në cilësinë e kryetarit të KKT-së Bashkisë Vlorë në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar