Ndonëse besimtarëve myslimanë u qe premtuar se ndërtimi i xhamisë së madhe do të fillonte brenda muajit nëntor, pronarët e tokës ku është planifikuar të ndërtohet objekti i kultit njoftojnë se nuk kanë arritur ende një marrëveshje me qeverinë për shpronësimin e tokës. Përfaqësuesi ligjor i familjes Kruja, Alban Bala në një konferencë për mediat
Ndonëse besimtarëve myslimanë u qe premtuar se ndërtimi i xhamisë së madhe do të fillonte brenda muajit nëntor, pronarët e tokës ku është planifikuar të ndërtohet objekti i kultit njoftojnë se nuk kanë arritur ende një marrëveshje me qeverinë për shpronësimin e tokës.
Përfaqësuesi ligjor i familjes Kruja, Alban Bala në një konferencë për mediat tha se në një shtet laik sic është Shqipëria, qeveria nuk mund të shpronësojë tokë për një objekt kulti, por duhet ta blejë atë me çmim tregu.
Vendimi i KKT-së për pezullimin e ndërtimit të xhamisë në procesin gjyqesor në Shkallën e Parë është shpallur i pavlefshem dhe cështja tashmë është duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë Bala theklson se “Duke qenë se kjo çështje është në një gjykim gjyqësor, mbi pronën ka një ngrirje si garanci, ndaj çdo diskutim apo vendim mbi atë pronë është abuziv”.
/Ilda Xhafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *