Ekonomia në krizë, INSTAT: GDP-ja bie në -0.6%, bien investimet në ndërtim

Tremujori i parë i këtij viti ka shënuar një rënie të ekonomisë me 0.6 %. INSTAT ka dhënë shifra po ashtu edhe të dhëna mbi sektorët, të cilët kanë performuar negativisht. Sipas këtyre të dhënave nga prilli deri në fund të qershorit ekonomia jo vetëm që nuk është rritur, por është tkurruar krahasuar kjo me

Tremujori i parë i këtij viti ka shënuar një rënie të ekonomisë me 0.6 %. INSTAT ka dhënë shifra po ashtu edhe të dhëna mbi sektorët, të cilët kanë performuar negativisht. Sipas këtyre të dhënave nga prilli deri në fund të qershorit ekonomia jo vetëm që nuk është rritur, por është tkurruar krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT sektori I ndërtmit është shkaktari i uljes së prodhimit vendas, por duhet të përmendur se shumica e sektorëve të tjerë është në krizë. “Kjo nuk është e papritur sepse tremujori i dytë i vitit 2013 ka qenë i pazakontë në intensitetin e tij.” Tha në fjalën e tij Kreu i INSTAT, Filipi.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë pati një bum në sektorin e ndërimit kjo për shkak të fushatës elektorale. Këtë vit ndërtimi qeveritar jo vetëm që është më i ulët, po nuk ka dhënë ndikim të rritjes ekonomike për shkak të paaftësisë qeverisëse.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar