Kreu i qeverisë, Edi rama e ka parë të nevojshme tryezën e organizuar ditën e djeshme për reformin e sistemit të drejtësisë në vend. Për Ramën sistemi aktual është i pabesueshëm, madje vendi ku një i dëmtuar vritet për së dyti. Për këtë arsye Rama e ka konsdideruar ndërhyrjen në ligjin për KLD, Shkollën e
Kreu i qeverisë, Edi rama e ka parë të nevojshme tryezën e organizuar ditën e djeshme për reformin e sistemit të drejtësisë në vend. Për Ramën sistemi aktual është i pabesueshëm, madje vendi ku një i dëmtuar vritet për së dyti. Për këtë arsye Rama e ka konsdideruar ndërhyrjen në ligjin për KLD, Shkollën e Magjistraturës dhe Gjykatën Administrative si ndërhyrje të nevojshme dhe emergjente.
Sipas Ramën ofro 90% e shqiptarëve nuk besojnë në drejtësi. “Shqiptarët që nuk kanë asnjë akses nëpërmejt celularit tek asnjë lloj gjykatësi, nuk kanë shkak të marrin të drejtën e pronës së tyre pa dhënë lekë, nuk kanë shak të marrin drejtësi për djalin e tyre të vrarë apo vajzën e tyre të përdhunuar, por përkundrazi, rivriten dhe ripërdhunohen nga dyert e gjykatave. Ashtu si kundër vriten dhe përdhunohen nga kriminelë të lëshuar nga gjykatësit me para për herë të dytë e për herë të tretë.”
Në fjalën e tij Rama u shpreh se “ të dëmtuarve mund tua kursejmë jetën duke ua nxirë jetën prokurorrëve që e kanë kthyer profesionin në biznes.” Përpos kësaj Kreu i shtetit ka përshëndëtur iniciativën e ndërmarrë nga Presidenti për tu ukur në tryezë, ku duhet të dëgjohen edhe mendimet që vijnë nga vetë sistemi.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *