Incident në takimin e Kryeprokurorit Llalla, Prokuroria sqaron situatën

Gjatë takimi të sotëm të kryeprokurorit Adriatik Llalla me prokurorët e rretheve është shënuar një aksident. Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari ka pasur një debat të ashpër me sekretaren e përgjithshme të Shoqatës së Prokurorëve, Ilda Ahmetliu. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se debati ka lindur pasi një grup Prokurorësh bashkë me

Gjatë takimi të sotëm të kryeprokurorit Adriatik Llalla me prokurorët e rretheve është shënuar një aksident. Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari ka pasur një debat të ashpër me sekretaren e përgjithshme të Shoqatës së Prokurorëve, Ilda Ahmetliu.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se debati ka lindur pasi një grup Prokurorësh bashkë me sekretaren e përgjithshme Ida Ahmetiu kanë kërkuar shkarkimin e Hajdarit nga detyra e kryetarit të shoqatës.

Bëhet me dije se ka pasur edhe një konfrantim fizik dhe se Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari i është drejtuar me fjalor fyes sekretares Ahmetliu. Incidenti është pranuar nga kjo e fundit por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Ky incident bëri që kryeprokurori Llalla tu kërkojë dy prokurorëve të dalin nga salla. Pas daljes së tyre situate është normalizuar dhe takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

SQARIMI I PROKURORISE
Prokuroria e Përgjithshme sqaron një incident të ndodhur gjatë mbledhjes së përgjithshme të Prokurorëve, të zhvilluar gjatë ditës së Premte, dt. 03.10.2014, ku do të zgjidhej anëtari i Bordit të Shkollës së Magjistraturës nga radhët e Prokurorisë.

Gjatë momentit të votimit, dy prej anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve, e cila është një organizëm jofitimprurës jashtë institucionit zyrtar, kanë debatuar në afërsi të Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla. Duke qenë se tonet e debatit ndërmjet anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës kanë qenë të larta, Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar nga dy diskutantët që të largohen nga salla për të qetësuar situatën e debatit dhe gjithçka vijoi në normalitet.
Prokuroria e Përgjithshme duhet të sqarojë median dhe opinionin publik se Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, nuk ka qenë i përfshirë në diskutime dhe në incident.

/Objektiv.al/

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar