Shkodran Mustafi: Shqipëria nuk është zgjedhja më e mirë

Shkodran Mustafi kritikon hapur kombëtaren shqiptare të futbollit. Kampioni i botës me Gjermaninë thotë se Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të. Në një artikull në versionin online të gazetës spanjolle “Marca”, lojtari i

Shkodran Mustafi kritikon hapur kombëtaren shqiptare të futbollit. Kampioni i botës me Gjermaninë thotë se Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të.

Në një artikull në versionin online të gazetës spanjolle “Marca”, lojtari i ri i Valencias shpjegoi pse nuk pranoi të luante për kuqezinjtë, por zgjodhi Gjermaninë, me të cilën u shpall edhe kampion bote në Brazil.

“Familja ime është shqiptare, por unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam luajtur në të gjitha skuadrat e moshave të Gjermanisë, që nga U-15 deri tek U-21. E dashuroj Gjermaninë pasi më ka bërë atë që jam sot. Për mua nuk ishte e vështirë zgjedhja”, është shprehur Mustafi.

“Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të vetëm sepse kanë origjinë shqiptare. Kur një futbollist bëhet i mirë, kërkohet nga të gjithë. Duhet të kuptojmë se Shqipëria nuk është zgjedhja më e mirë”, shton më tej Shkodran Mustafi.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar