Diagnostifikohet pacienti i parë i Ebolës në SHBA

Autoritetet mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë diagnostifikuar rastin e parë të një personi të prekur nga Ebola. Kreu i Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve  Dr.Tom Frieden deklaron se virusi u gjet tek një pacient mashkull, i cili ishte i infektuar në Liberi. Dr. Frieden konfirmoi se virusi mund të jetë vdekjeprurës dhe

Autoritetet mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë diagnostifikuar rastin e parë të një personi të prekur nga Ebola. Kreu i Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve  Dr.Tom Frieden deklaron se virusi u gjet tek një pacient mashkull, i cili ishte i infektuar në Liberi. Dr. Frieden konfirmoi se virusi mund të jetë vdekjeprurës dhe se pacienti ka filluar të tregojë simptomat e para një ditë pasi kishte mbërritur në Dallas të Teksasit më 20 shtator.

Tani pacienti është nën kujdesin mjejkësor në spitalin Texas Health Presbyterian dhe është në izolim të rreptë. Gjithashtu po kryen kontrolle tek të gjithë personat që mund të kenë pasur një kontakt të afërt me të infektuarin.

Autoritetet mjekësore në SHBA shprehen se janë në gjëndje ta mbajnë situatën nën kontroll për të mos përhapur panik tek njerëzit. Ndërkohë që ky përbën rastin e parë e një të infektuari brenda Shteteve të Bashkuara.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar