Itali- Shqiptari që vrau të shoqen me thikë katër ditë më parë në xhenova të Italisë është rrëfyer para policisë duke u shprehur se e kishte kryer krimin pasi gruaja rrihte fëmijët dhe dyshonte për tradhëti. Fëmijët 4 dhe 3 vjeç janë dorëzuar menjëherë një grupi të trajtimit social në Torino në pritje të ardhjes
Itali- Shqiptari që vrau të shoqen me thikë katër ditë më parë në xhenova të Italisë është rrëfyer para policisë duke u shprehur se e kishte kryer krimin pasi gruaja rrihte fëmijët dhe dyshonte për tradhëti. Fëmijët 4 dhe 3 vjeç janë dorëzuar menjëherë një grupi të trajtimit social në Torino në pritje të ardhjes të të afërmëve të Balliut, të cilët do të marrin kujdestarinë e tyre.
Cifti Balliu jetonte prej 4 viteve në Itali. Ardiani ishte martuar me Vladimirën pas ndarjes nga gruaja e parë. Për shkak të precedencës penale që Balliu kishte pasur gjykata i kishte mohuar të drejtën e kujdestarisë së fëmijëve, ndërkohë që edhe dështimi me martesën e parë kishte ndodhur në Itali.
Dëshmia e Balliut para policisë italiane
“Prej disa muajsh, marrëdhënia jonë nuk ishte më e mirë. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste shumë dhe madje iu ulëriste edhe fëmijëve. Dhe ndonjëherë ajo i rrihte. Dyshoj se ajo kishte një tjetër.” Këto janë fjalët që ka thënë Adrian Balliu, 44-vjeçari shqiptar, i cili në natën e së mërkurrës, në Casella të Xhenovas, goditi me thikë për vdekje gruan e tij Valmirën, 30 vjeçe. Dëshmia e tij është dhënë gjatë marrjes në pyetje përpara gjyqtares Annalisa Giacalone. Më tej, dëshmia e 44-vjeçarit vijon me fjalët “Ajo përpiqej ti armiqësonte me fëmijët me mua. Më frikësonte ideja se nuk do ti shikoja më fëmijët e mi”. Ndërkaq, në dëshminë e parë, para oficerëve që e arrestuan Balliu ka thënë se “Kur isha në punë ajo më tradhtonte me tjetrin në shtëpi. Ju nuk mund ta kuptoni dot pozicionin tim. Ajo do më ndante dhe do të mëmerrte edhe fëmijët e mi. Unë nuk do t`i shikoja më. E di çfarë ndodh se kështu ma bëri edhe gruaja e parë. Kam 9 vite që nuk e shoh time bijë. Që fëmijët të mos m`i merrte askush vendosa ta vras. Unë vetë e thirra policinë pasi e dija se fëmijët do të ishin në duar të sigurta kur të vinte policia”.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *