“Qytet studenti” tarifat e strehimit nuk ndryshon, ambienti do të monitorohet nga kamerat e sigurisë

Konviktet në “Qytet studenti” janë të gatshëm të presin 6 mijë student, të cilët do të fillojnë regjistrimin që nga 1 tetori edhe për këtë vit akademik. Drejtoresha Anila Shehu është shprehur se këtë vit nuk do të ndryshojë tarifa që u duhet të paguajnë student, e cila është 45 mijë lekë gjatë gjithë vitit.

Konviktet në “Qytet studenti” janë të gatshëm të presin 6 mijë student, të cilët do të fillojnë regjistrimin që nga 1 tetori edhe për këtë vit akademik. Drejtoresha Anila Shehu është shprehur se këtë vit nuk do të ndryshojë tarifa që u duhet të paguajnë student, e cila është 45 mijë lekë gjatë gjithë vitit. Shehu shprehet se investimet kanë qenë të pakta ku janë bërë nërhyrje në disa prej godinave ku lagështia nuk është përmisuar prej vitesh në dhoma e korridore.

Këtë vit studentët e viteve të dyta dhe ato të treta nuk do ta kenë të detyrueshme të vijnë në Tiranë për të bërë pagesën, por iu janë ofruar tre mundësi: “ Çdo student mund ta bëjë pagesën në qytetin ku ndodhet. i kemi dhënë tre mundësi janë dy banka dhe Posta Shqiptare. kemi bërë disa ndërhyrje deçizive dhe ndërhyrje konkrete në shmangien e lagështirës në disa konvikte që kanë qenë problematike për vite të tëra”- sqaron Shehu.

Një tjetër nismë e ndërmarrë për sigurinë e studentëve këtë vit është instalimi i kamerave të sigurisë në çdo konvikt të cilat do të evidentojnë problemet e hasura nga ana tjetër interneti në sallat e studimit do të jetë falas. “Ka një të re këtë vit që çdo konvikt do të pajiset em kamera të sigurisë dhe do të jetë një monitor kontrolli. në çdo sallë studimi ka internet falas”- shprehet drejtoresha e Qytetit Studenti.

Sipas drejtoreshes Shehu këtë vit pritetet të ketë një numër në rritje të studentëve që do të qëndrojnë në këto ambienteve pasi ofrohen kushte të mirë dhe largësia me fakultetin është e afërt.

/Objetkiv.al/

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar