Grupi terrorist i ISIS egzekutoi avokaten e të drejtave të njeriut në Mosul të Irakut pasi kritikoi shkatërrimin e monumenteve fetare në një postim të saj në rrjetin social Facebook. Sanira Salih al-Nuaimi është kapur më 17 shtator në shtëpinë e saj nga militantët e ISIS pas mesazheve të postuara në Facebook, të cilat ishin
Grupi terrorist i ISIS egzekutoi avokaten e të drejtave të njeriut në Mosul të Irakut pasi kritikoi shkatërrimin e monumenteve fetare në një postim të saj në rrjetin social Facebook. Sanira Salih al-Nuaimi është kapur më 17 shtator në shtëpinë e saj nga militantët e ISIS pas mesazheve të postuara në Facebook, të cilat ishin kritike ndaj asaj që po bënte Shteti Islamik.
Sipas Misionit të Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak, aktivistja është gjykuar sipas ligjit të Sheriatit. Pas rrëmbimit ajo është tortuar për pesë ditë dhe më pas është dënuar me egzekutim publik.
Sipas një deklarate të lëshuar nga misioni i OBK-së, aktivistja është egzekutuar ditën e hënë. Ndërkohë faqja e saj në rrjetin social Facebook është fshirë që prej vdekjes.
/Objetkiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *