Atenta ndaj rojes së jetimorës, goditet me 7 plumba, 4 e prekin në trup

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar 4 herë rojen e jetimores ”Zemra e Nënës” mbrëmjen e djeshme  në Tiranë. Gazeta Panorama ka arritur të sigurojë pamjet e këtij atentati të shënuar në orën 20:30 të mbrëmjes së djeshme. Vrasësi ka qëlluar 4 herë mbi objektivin e tij dhe më pas është larguar menjëherë nga

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar 4 herë rojen e jetimores ”Zemra e Nënës” mbrëmjen e djeshme  në Tiranë. Gazeta Panorama ka arritur të sigurojë pamjet e këtij atentati të shënuar në orën 20:30 të mbrëmjes së djeshme.

Vrasësi ka qëlluar 4 herë mbi objektivin e tij dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shtetasi Fatmir Kurti, 28 vjeç ka mbetur i plagosur dhe më pas është ngritur në këmbë për kërkuar ndihmë.

Atentati u shënua mbrëmjen e djeshmë rreth orës 20:30 përballë derës në fondacionin “Zemra e Nënës”, që ndodhet përballë pallatit me shigjeta tek rruga e Kavajës. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Fatmir Kurti, i cili u qëllua me 7 plumba, por vetëm 4 prej tyre e goditën në trup. i plagosuri është dërguar me një makinë policie në Spiktalin Ushtarak, ku bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para mësohet se shkak i këtij atentati është një konflikt pronësie që familja e të plagosurit ka që prej vitit 1990.

 

/Objetkiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar