Parlamenti votoi sot ndryshimet e bëra në buxhet, nw tw cilwn u bë rishpëndarja e fondeve dhe investimeve me një shtesë prej 3,1 miliardë lekë. “Janë as më shumë dhe as më pak, po përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që qysh këtë vit na krijojnë mundësinë të financojmë uljen
Parlamenti votoi sot ndryshimet e bëra në buxhet, nw tw cilwn u bë rishpëndarja e fondeve dhe investimeve me një shtesë prej 3,1 miliardë lekë.
“Janë as më shumë dhe as më pak, po përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që qysh këtë vit na krijojnë mundësinë të financojmë uljen e defiçitit dhe të borxhit publik, edhe pse objektivi i vendosur bashkarisht me Fondin Monetar ishte që ulja e defiçitit dhe borxhit të fillonte vitin e ardhshëm”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Kreu i Qevrisë bëri sqarimin sesi do të organizohen paratë e mbledhura mbi parashikimin e fillimvitit.
Infrastuktura do të jetë në prioritetin e Qeverisë. Një pjesë e parave do të shkojnë për projekte infrastrukturore, të cilat kanë mbetur pezull që nga Qeveria e kaluar, po ashtu edhe projekte të tjera të cilat janë konsideruar nga Qeveria e kaluar si kantiere për fushatën elektorale.
Një tjetër sektor i rëndësishëm është edhe ai shëndetësor. Parashikohet vendosja e e helikopterëve të ndihmës së shpejtë në jug dhe në veri, blerja e autoambulancave, aparaturave të dializës në të dy skajet e vendit. Nga ana tjetër në lidhje me arsimin fëmijët, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë libra do të ndihmohen me tabela elektronike.
Në këtë buxhet është përcaktuar fotografimi dixhital i territorit për shpronësimin e truallit për ndërtimin e xhamisë së Tiranës. Duke u ndalur në këtë argument Kreu i Qeverisë u shpreh se legalizimi është duke u bërë falas, pasi ish-pronarët po kompesohen nga buxheti i shtetit dhe jo nga paratë që duhet të mblidhnin nga legazlizimet.
Tjetër pikë është edhe shlyerja e borxheve të prapambetura gjë që i jep ekonomisë një hov tjetër. “Sot presim përfundimin e auditit ndërkombëtar të angazhuar sipas programit me FMN, rezultatet e të cilit, do të na japin mundësi që të marrim dritën jeshile për ta çuar në 350 milionë dollarë pagesën e borxheve deri në fund të vitit. Për herë të parë në historinë e qeverisjes të mos kete preferenca politike dhe të mos kete korrupsion, qoftë në kthimin mbrapsht të parave të borxheve për kompanitë, qoftë në rimbursimin e TVSH-së, që më në fund është një problem i zgjidhur për kompanitë dhe është jashtë sistemit të korrupsionit”, tha Rama.
Parashikimet në rritje të buxhetit kanë bërë optimist edhe ministrin e Financave, Shkëlqim Cani për parashikimin e ebuxhetit për vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe përpos parashikimeve në rritje të të ardhurave krahasuar me një vit më parë ka kërkuar që Qeveria të marrë masa për të ulur evazionin tek mallrat e akcizës, që përfaqëson taksën me performancë më të ulet në buxhet.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *