16 Gjërat që vetëm personat e angështuar mund ti kuptojnë

Ankthi shpesh është parë si një fatkeqësi.Në disa raste shihet dhe si një mekanizëm perfekt për të mbrojtur vetveten nga rreziqet e shumta. Ndwrkaq përtej leximeve filozofike të cilat flasin mbi këtë fenomen  është e vërtetë që personat me ankth të vazhdueshëm priren të jetojnë një jetë të komplikuar. Le të shohim  se cilat janë

Ankthi shpesh është parë si një fatkeqësi.Në disa raste shihet dhe si një mekanizëm perfekt për të mbrojtur vetveten nga rreziqet e shumta. Ndwrkaq përtej leximeve filozofike të cilat flasin mbi këtë fenomen  është e vërtetë që personat me ankth të vazhdueshëm priren të jetojnë një jetë të komplikuar. Le të shohim  se cilat janë vështirësitë me të cilat këta persona janë të detyruar të përballen çdo ditë.

1-Nëse një person i dashur vonohet fillon të imagjinojë   menjëherë skena aksidentesh vdekjeprurës.

2-Një zhurmë gjate natës në shtëpi është me siguri një hajdut gati për të të grabitur shtëpinë dhe për të të vrarë.

3-Kur shkon në një concert me shumë njerëz qëllimi kryesor nuk është argetimi por përpjekja për të ndjentur i vetëdijshëm

4-Kanë një talent të spikatur që lidhet me shqetësimin për gjërat pa vlerë.

5-Shpesh kalojnë netë të tëra pa gjumë duke u munduar të komandojnë trurin i cili vepron për llogari të  vetes pa dëgjuar urdhërat.

6-Edhe gjerat më të thjeshta si psh të shohësh një makinë  apo të shkosh për të ngrënë darke të japin gjendje ankthi.

7-Frikësohesh nga një atak paniku i cili mund të të kapë në publik.

8-Je i bindur që nëse diçka mund të shkojë keq, ajo do të shkojë keq.

9-Ke një talent të lindur për transformimin e shqetësimit në dhimbje koke dhe gastrit.

10-Mendon shumë.

11-Mendon shumë për faktin që mendon shumë.

12-Takimi me dikë që nuk e njihni pritet tju marrë të paktën 6 orë pregatitje.

13-Ke frikë  të shkosh tek mjeku sepse mendon gjithmonë për sëmundje të rënda.

14-Programimi i një udhëtimi është burim i pashtershëm ankthi, i cili shpesh herë të çon në përfundimin se ndoshta do të ishte më mirë të qëndroje në shtëpi.

15-Mendon gjithmonë për atë që të tjerët mund të mendojnë për ty dhe duke e ditur që atyre nuk u intereson.

16- Je aq i mësuar me ankthin sa dhe kur nuk je  i shqetësuar duhet të shqetësohesh menjëherë.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar