Kuvend betohen 4 deputetë të rinj të maxhorancës

Katër deputetë të rinj kanë bërë sot betimin në seancën plenare menjëherë pas dorëzimit të mandatit të katër deputetëve të fundit nga ana e maxhorancës. Katër deputetët e rinj Ervin Bushati, Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu do të zëvendësojnë me mandatet e tyre Saimir Tahirin, Ermonela Felajn, Damian Gjinkurin dhe Ditmir Bushatin. Ndarja

Katër deputetë të rinj kanë bërë sot betimin në seancën plenare menjëherë pas dorëzimit të mandatit të katër deputetëve të fundit nga ana e maxhorancës.

Katër deputetët e rinj Ervin Bushati, Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu do të zëvendësojnë me mandatet e tyre Saimir Tahirin, Ermonela Felajn, Damian Gjinkurin dhe Ditmir Bushatin.

Ndarja e funksioneve të ministrit nga ai i deputetit ishte një premtim i socialistëve që nisi të aplikohej që në muajin dhjetor. Për të mos humbur shumicën mandatet u dorëzuan në grupe.

Të parët të cilët kanë dorëzuar mandatin ishin Ilirjan Celibashi, Englantina Gjermeni, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, Erjon Veliaj dhe Milena Harito. Pas tyre ishin Mimi Kodhelit, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja.

Ndërkohë Ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ai për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi nuk kanë një mandate parlamentar

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar