Duke iu referuar sondazhit të fundit të Gallup mbi përqindjen e mirëqenies të qytetarëve nga 135 shtete, Zagrebi bën pjesë ne 10 vendet të cilët kanë arritur rezultatet më negative. Të tronditur nga kriza e rendë ekonomike dhe të zhgënjyer nga udhëheqja e dobët e klasës politike, qytetarët kroatë rezultojnë më të palumturit në Europë
Duke iu referuar sondazhit të fundit të Gallup mbi përqindjen e mirëqenies të qytetarëve nga 135 shtete, Zagrebi bën pjesë ne 10 vendet të cilët kanë arritur rezultatet më negative.
Të tronditur nga kriza e rendë ekonomike dhe të zhgënjyer nga udhëheqja e dobët e klasës politike, qytetarët kroatë rezultojnë më të palumturit në Europë dhe në të gjithë botën. Ky ka qenë rezultati i raportit të fundit nga “State of Global Well-Being“.
Objektivi i kërkimit ishte individual dhe kishte për synim të prekte shkallën e kënaqësisë të qytetarëve duke vlerësuar 5 aspekte thelbësore: Ndjenjën e të pasurit një qëllim në jetë, ndërtimin e një jete sociale, kushte financiare, mundësitë për të fituar një vend në shoqëri, shëndeti fizik dhe ai mendor.
Harta e çmuar e lumturisë na zbulon një situatë shqetësuese edhe në nivele globale. Në këto moment vetëm 17 % e qytetarëve pranojnë se janë të kënaqur në vendet e tyre duke vlerësuar të paktën 3 aspekte. 33% e qytetarëve banues në SHBA nga ana tjetër pranojnë se janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre. Ndërkohë që kjo përqindje bie në mënyrë të frikshme në 9 % duke iu referuar me banorëve të Afrikës subsahariane.
Kroacia është vendosur e 9-ta së bashku me Gjeorgjinë mes 10 vendeve më pak të lumtur, e ndjekur nga Haiti dhe Republika e Kongos, Çadi, Madagaskari, Uganda dhe Benini. Siria dhe Afganistani janë dy shtetet me rezultatin më të ulët duke iu referuar dhe konflikteve të armatosura me të cila këto shtete po përballen kohët e fundit. Ndërkohë që në hartën e lumturisë shfaqen të buzëqeshur Panamaja, Kosta Rika, Austria, Brazili, Uruguaj, El Salvador, Zvicra, Guatemala dhe Kanadaja.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *