Vizita e Papës, mesazh nga Ambasada e SHBA: Jini vigjilentë

Në mesazhin më të fundit nga Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikë për të gjithë shqiptarët është të qënit vigjilentë gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Sipas Ambasadës mesha kryesore do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” ku pritet të marrin pjesë më shumë se 500 mijë njerëz. Ambasada paralajmëraon se do të

Në mesazhin më të fundit nga Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikë për të gjithë shqiptarët është të qënit vigjilentë gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Sipas Ambasadës mesha kryesore do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” ku pritet të marrin pjesë më shumë se 500 mijë njerëz. Ambasada paralajmëraon se do të jetë e pamundur përgjigja në rast të ndonjë emergjence.

“ Njoftimet e fundit të mediave kanë vënë në dukje kërcënimet ndaj Papës. Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese, duke pasur parasysh madhësinë e turmës do të jetë e vështirë për ta që t’i përgjigjen një situate emergjence. Kapacitetet e qeverisë lokale për të ofruar shërbime mjekësore dhe ndihmë të parë emengjente janë të kufizuara. Ambasada nuk do të jetë në dispozicion që t’ju ofrojë ndihmë të menjëhershme qytetarëve amerikanë në turmë. Nëse ju zgjidhni për të marrë pjesë në meshë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për ambientin, mjaft vigjilentë dhe të keni një plan sesi të largoheni nga zona sa më shpejt, porn ë mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja.” Thuhet në mesazhin e lëshuar nga Ambasada

Pikë tjetër në të cilën ndalet mesazhi janë edhe kufizimet në lidhje me trafikun që pritet të shoqërojnë vizitën e Ppapës në Shqipëri.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar