Mbërrin në Durrës makina e Papa Françeskut

Automjeti me të cilin Papa Françesku do të udhëtojë përgjatë vizitës së tij në Shqipëri mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Automjeti i Papës mbërriti rreth orës 8:00 me një traget të linjës Bari-Durrës. Me masa të rrepta sigurie të Gardës së Republikës automjeti do të zhvendoset në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas

Automjeti me të cilin Papa Françesku do të udhëtojë përgjatë vizitës së tij në Shqipëri mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Automjeti i Papës mbërriti rreth orës 8:00 me një traget të linjës Bari-Durrës. Me masa të rrepta sigurie të Gardës së Republikës automjeti do të zhvendoset në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të qëndruar aty deri ditën e dielë, kur Papa Françesku do të mbërrijë në Shqipëri.

Papa Françesku do të udhëtojë me këtë automjet të bardhë dhe të hapur drejt Tiranës për të mbajtur Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi Rev deklaroi të hënën se Vatikani nuk do të marrë asnjë masë shtesë për Papën gjatë vizitës së tij në një vend me shumicë myslimane.

Rev tha të hënën se Papa do të përdorë të njëjtën makinë të hapur që përdor në sheshin “Shën Pjetri” kur përshëndet njerëzit.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar