Vidal sërish me probleme fizike

Pas problemeve me gjurin, futbollisti kilian është kthyer në qendrën stërvitore Vinovo, por pa u stërvitur. Arturo Vidal nuk po gjen paqe. Pas problemeve me gjurin, futbollisti kilian është kthyer në qendrën stërvitore Vinovo, por pa u stërvitur me skuadrën për shkak të një shqetësimi që ka ndierë në pjesën e pasme të kofshës së

Pas problemeve me gjurin, futbollisti kilian është kthyer në qendrën stërvitore Vinovo, por pa u stërvitur.

Arturo Vidal nuk po gjen paqe. Pas problemeve me gjurin, futbollisti kilian është kthyer në qendrën stërvitore Vinovo, por pa u stërvitur me skuadrën për shkak të një shqetësimi që ka ndierë në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. I sapokthyer nga impenjimet me kombëtaren latinoamerikane, Vidal do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të vlerësuar gjendjen e tij si dhe mundësinë e aktivizimit në sfidën e fundjavës me Udinesen, apo në përballjen me Malmoen në Champions League.

Sikurse njofton vetë klubi bardhezi, vetëm gjatë kësaj të mërkure do të mësohet dicka më shumë për gjendjen e Vidal, me Allegrin që kryqëzon gishtat për ta patur sa më shpejt nën urdhrat e tij 27-vjecarin, që mbetet një nga pikat më të forta të kampionëve të Italisë. Në dispocion të Allegrit janë rikthyer futbollisti zvicëran Lihshtajner, Caceres dhe talenti francez Coman.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar