BSH dorëhiqet Ardian Fullani nga KM: Ja dy arsyet

Ardian Civici jep dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Përmes një letre drejtuar Kuvendit, Civici ka depozituar dorëheqjen duke dhën edhe shpjegimet përkatëse. Ky ishte një vendim që ai e kishte marrë prej kohësh, por sot e ka bërë publik duke e konsideruar si një akt i denjë qytetar

Ardian Civici jep dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Përmes një letre drejtuar Kuvendit, Civici ka depozituar dorëheqjen duke dhën edhe shpjegimet përkatëse.

Ky ishte një vendim që ai e kishte marrë prej kohësh, por sot e ka bërë publik duke e konsideruar si një akt i denjë qytetar pas skandalit që ndodhi me thesarin e shtetit. Një nga ekspertët më të njohur e ka përcaktuar dorëheqjen e tij edhe për arsye shëndetësore.

Dorëheqja ime vjen për t’i hapur rrugë forcimit të BSH-së, në përmbushjen të misionit të rëndësishëm të saj. Dorëheqja ime si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, bëhet edhe për arsye shëndetësore e personale”, – mësohet të ketë thënë ai.

Kërkesa drejtuar Kuvendit

Kerkese
Drejtur Kuvendit te Shqiperise
Zonjes Elisabeta Gjoni, Guvernatore në detyrë e BSH

Në kuadrin e frymës dhe nevojës për t’i hapur rrugën ristrukturimit dhe forcimit të Bankës së Shqipërisë në detyrat dhe misionin e saj të rëndësishëm si dhe arsye shëndetësore personale. Ju njoftoj kërkesën time për të dhënë dorëheqjen nga Këshilli Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Uroj dhe besoj se Banka e Shqipërisë ta rrisë akoma më shumë performancën dhe imazhin në përmushje të detyrave të saj të rëndësishme.

Me respekt 
Ardian Civici

/Objektiv.al/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar