Ndikimi i kafesë në tru

Si na mban kafeja zgjuar dhe si na përmirëson moralin? Ja përgjigja e këtyre pyetjeve: Dy student,  Mitchell Moffit  dhe Gregory Brown të cilët shumë shpesh ngarkonin video me përmbajtje shkencore në kanalin ASAP Science në YouTube, së fundmi kanw publikuar një video që tregonte ndikimet e kafesë. Sipas kësaj lodhja gjatë ditës shkaktohet në

Si na mban kafeja zgjuar dhe si na përmirëson moralin? Ja përgjigja e këtyre pyetjeve:

Dy student,  Mitchell Moffit  dhe Gregory Brown të cilët shumë shpesh ngarkonin video me përmbajtje shkencore në kanalin ASAP Science në YouTube, së fundmi kanw publikuar një video që tregonte ndikimet e kafesë. Sipas kësaj lodhja gjatë ditës shkaktohet në sajë të molekulës adenozin që prodhon trupi.

Kur njerëzit flejnë përqëndrimi i adenozinës reduktohet. Gjatë ditës nga akumulimi i adenozinës shfaqet gjendja e përgjumjes dhe e lodhjes. Pirja e kafes në mëngjes bën që kafeina të ndërhyjë në shfaqjen e adenozinës në qelizat e trurit. Për shkak se nga forma janë të ngjashme,  kafeina mund të lidhet me receptorin e adenozinës që gjendet në tru. Kur kafiena mblidhet në vend të adenozinës e bën të pamundur atë që të lidhet me këta receptorë dhe kështu pengon krijimin e përgjumjes dhe lodhjes.

Prodhon receptorë te rinj

Pas qendrimit zgjuar dhe energjik për disa orë, trupi fillon të prodhojë receptorëtë rinj që do të thotë duhet të konsumoni më shumë kafeinë për të qendruar zgjuar. Këta receptorë shtojnë nevojën për të konsumuar më shumë kafeinë. Moffit dhe Brown shprehen  se kur ju përpiqeni ta leni kafenë, apo të vononi konsumin tuaj të përditshëm do të ndiheni me të lodhur se zakonisht  dhe kjo është e ngjashme me sindromën e tërheqjes.

Kafeina përvec këtyre pompon adrenalinë trupit  dhe përmireson moralin.

 

/Pelin Şişman/

    

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar