NATO akuzon Rusinë për shkelje të sovranitetit të Ukrainës, duke deklaruar se po ndihmon rebelët në operacionet ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, tha se pavarësisht nga mohimet e përsëritura të Moskës, tashmë është e qartë se Rusia ka kaluar ilegalisht kufirin e Ukrainës. “Ky nuk është një veprim i izoluar, por pjesë e
NATO akuzon Rusinë për shkelje të sovranitetit të Ukrainës, duke deklaruar se po ndihmon rebelët në operacionet ushtarake.
Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, tha se pavarësisht nga mohimet e përsëritura të Moskës, tashmë është e qartë se Rusia ka kaluar ilegalisht kufirin e Ukrainës.
“Ky nuk është një veprim i izoluar, por pjesë e një plani të të rrezikshëm dhe të gjatë të Rusisë për destabilizimin e sovranitetit të Ukrainës. Kjo është një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
Ai i bëri thirje Rusisë të ndalojë mbështetjen ushtarake ndaj rebelëve dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershme dhe të verifikueshme për zgjidhjen e krizës.
/Objektiv/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *