Vjedhja e Thesarit të Shtetit, Prokuroria ndalon 7 punonjësit

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 7 punonjësve të bankës të dyshuar në marrjen pjesë të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekë në thesarin e shtetit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ndalimet janë bërë për ish-punonjësit e Bankës Qëndrore: Gentjan Jahja, Ilir Deda, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, Emiliano Lamçe, Mehdi Molla, Mehdi

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 7 punonjësve të bankës të dyshuar në marrjen pjesë të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekë në thesarin e shtetit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ndalimet janë bërë për ish-punonjësit e Bankës Qëndrore: Gentjan Jahja, Ilir Deda, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, Emiliano Lamçe, Mehdi Molla, Mehdi Marku, të cilët kishin detyrw të inventarizonin kartëmonedhat në Thesar.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se përgjatë dy viteve të fundit në raportet e kryera prej tyre nuk janë konstatuar mangësi në arkën “stok” dhe në arkën “në veprim”. Identifikimi i personave u bë i mundur pas hetimit të prej një muaji të skandalit të ndodhur në godinën “X”, ku kjo vjedhje ka kaluar çdo rekord.

Skandali u nxorr në dritë nga vetëdenoncimi i ish-përgjegjësit të arkës “Stok” Ardian Bitraj, i cili pranoi para eprorëve vjedhjen e 713 milionëve, ku më pas kallzoi  në prokurori bashkë me kolegen Mimoza Bruzi. Më herët prokuroria ka urdhëruar arrestimin e 9 personave të tjerë mes të cilëve ish-drejtori i Thesarit, Dorian Çollaku, 6 ish varësit e tij dhe nipin e tij

/Objektiv.al/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar