Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha e cilëson të rëndësishëm konferëncën e Berlinit në rrugëtim i vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Këtë kreu i PD e ka shprehur në një postim të tij në rrjetin social Facebook. Basha thotë se vëmendja e shtuar e BE-së në këto momente sulmi kundër standarteve demokratike është një ndihmë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha e cilëson të rëndësishëm konferëncën e Berlinit në rrugëtim i vendeve të Ballkanit drejt BE-së.
Këtë kreu i PD e ka shprehur në një postim të tij në rrjetin social Facebook. Basha thotë se vëmendja e shtuar e BE-së në këto momente sulmi kundër standarteve demokratike është një ndihmë e madhe edhe për përpjekjet e opozitës për një Shqipëri demokratike, moderne dhe europiane.
“Takimi i Berlinit eshte nje investim i rendesishem per rrugetimin europian te Ballkanit Perendimor. Lidershipi i kancelares Merkel dhe kreut te Komisionit Barroso (njeheresh personalitete te te djathtes europiane) eshte shume i dobishem per ecurine aktuale te Shqiperise. Ne keto momente kanosje oligarkike dhe sulmi kunder standardeve demokratike, vemendja e shtuar e BE-se ofron nje ndihme te madhe ne perpjekjet tona per nje Shqiperi demokratike, moderne dhe Europiane.” Shkruan Lulëzim Basha
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *