Konferenca për Ballkanin: Merkel takon nesër Krerët e qeverive pjesëmarrëse

Kancelarja gjermane Angela Merkel më 28 gusht do të takohet me kryeministrat pjesëmarrës në konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në Berlin ku merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Përkatësisht pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Bosnjë-Hercekovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllavetë Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel më 28 gusht do të takohet me kryeministrat pjesëmarrës në konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në Berlin ku merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Përkatësisht pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Bosnjë-Hercekovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllavetë Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

Gjermania është pro perespektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë gjermnane Steffen Seibert në një deklaratë për mediat. Seibert jep të dhëna rreth axhendës së kësaj konference, po ashtu edhe të pikave rreth të cilave do të referohet.

“Pas pjesëmarrjes së saj para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik, Kancelarja Federale Angela Merkel së bashku me Ministrin Federal të Ekonomisë Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë.”-thuhet në deklaratën e Seibert.

Sipas Seibert qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të diskuturara në rajon prej shumë vitesh  dhe shikimin e tyre në një këndvështrim tjetër. “Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës.

“Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive nga Kryetari i Komisionit Barroso. Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30.”-përfundon deklarata e zëdhënësit të qeverisë gjermane Steffen Seibert.

/Objektiv.al/

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar