Shtatë ditë pas identifikimit dhe asgjesimit të bimëve narkotike në Komunat e zonës së Dukagjinit strukturat e policisë janë përqëndruar tashmë në fshatratve Komunës Temal dhe në fshatin Prekal. Burime nga policia bëjnë me dije se në këtë operacion janë angazhuar 145 forca policore operuese, 20 automjete dhe 3 skafe. I gjithë operacioni për zbulimin
Shtatë ditë pas identifikimit dhe asgjesimit të bimëve narkotike në Komunat e zonës së Dukagjinit strukturat e policisë janë përqëndruar tashmë në fshatratve Komunës Temal dhe në fshatin Prekal.
Burime nga policia bëjnë me dije se në këtë operacion janë angazhuar 145 forca policore operuese, 20 automjete dhe 3 skafe. I gjithë operacioni për zbulimin e zonave ku është kultivuar lëndë narkotike do të bwhet në një terren të vështirë malor. Në bashkëpunim me forcat e policisë do të jenë dhe dy grupe të repartit special RENEA , të cilët do të sigurojnë zonën e operimit.
Ndërkohë nga operacioni i zhvilluar deri më tani në fshatrat e Komunës Pult, veprimet hetimore bëjnë me dije se janë asgjesuar 23052 bimë të dyshuar cannabis sativa, 3 armë luftarake dhe 4 kg boçe marjuanë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *