Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare, deputetët Shqiptarë janë rrahur me njërin-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në parlamentin e Maqedonisë midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi dhe deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi. Debati ka ndodhur gjatë rishikim të komisionit për buxhetin e shtetit dhe për financat. Në përleshje janë futur dhe disa deputetë të tjerë. Për
Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare, deputetët Shqiptarë janë rrahur me njërin-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në parlamentin e Maqedonisë midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi dhe deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi.
Debati ka ndodhur gjatë rishikim të komisionit për buxhetin e shtetit dhe për financat. Në përleshje janë futur dhe disa deputetë të tjerë.
Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe sigurimi i parlamentit.
Gjatë gjithë mbledhjes ka patur debate të nxehta për shkak të tematikës së rishikimit të buxhetit, për të cilën partia opozitare shqiptare PDSH akuzon partinë në pushtet BDI-në se diskriminon shqiptarët.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *