Velipojë, denoncon dhunën e të shoqit, shefi policisë i kërkon favore seksuale

Velipojë -Pas skandalit seksual të sarandës një tjetër skandal regjistrohet në zyrat e shtetit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme arrestoi sot Ernest Palukun me detyrë shef i Stacionit të Policisë në Velipojë, pasi i kërkoi favore seksuale shtetases R.M, që trokiti për të denoncuar dhunën që ushtronte i shoqi. Paluku në

Velipojë -Pas skandalit seksual të sarandës një tjetër skandal regjistrohet në zyrat e shtetit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme arrestoi sot Ernest Palukun me detyrë shef i Stacionit të Policisë në Velipojë, pasi i kërkoi favore seksuale shtetases R.M, që trokiti për të denoncuar dhunën që ushtronte i shoqi.

Paluku në vend që t’i vinte në ndihmë qytetares i ka kërkuar asaj favore seksuale duke shpërdoruar detyrën.

Më datë 25.08.2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Ernest Ndue Paluku, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, (Komisariati i Policisë Shkodër), pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 105 i Kodit Penal.”- thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Nga hetimet rezulton se shtetasja R.M është paraqitur për të bërë denoncimin e dhunës që ushtronte i shoqi, ndërkohë Ernest Paluku nuk ka kryer detyrën sipas procedurave standarte, por ka shfytëzuar postin duke i kërkuar favore seksuale. Këto veprime funksionari i policisë i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M duke i premtuar lehtësim për shqetësimet që i sillte bashkëshorti.

Për veprime të mëtejshme materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyjgësor Shkodër.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar