Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të vijë sot në Tiranë në misionin e saj të rradhës. Krahas kontrollit periodik të parametrave buxhetorë pritet të ketë diskutime mbi buxhetin e ri që është drejt finalizimit nga Ministria e Financave. Tjetër pikë aktuale janë shpenzimet buxhetore. Sipas të dhënave ka një përblasje mes Ministrisë së Financave dhe FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të vijë sot në Tiranë në misionin e saj të rradhës. Krahas kontrollit periodik të parametrave buxhetorë pritet të ketë diskutime mbi buxhetin e ri që është drejt finalizimit nga Ministria e Financave.
Tjetër pikë aktuale janë shpenzimet buxhetore. Sipas të dhënave ka një përblasje mes Ministrisë së Financave dhe FMN për të rritur shpenzimet dhe përdorur paratë që janë mbledhur më shumë. Ministria e Financave i ka kërkuar fondit që të lejojë investimin e e suficitit të të ardhurave. Si pasojë ulja e investimeve ka shtuar sasinë e parave të tepërta dhe financat kërkojnë që këto para të përdoren për shlyerjen e borxheve.
Nga ana tjetër FMN kërkon që paratë e papërdoruara të mbahen rezervë për të përballuar një krizë të mundshme. Krahas takimeve me qeverinë FMN pritet të ketë diskutime edhe mbi Bankën e Shqipërisë.
Pikat kryesore të diskutimit janë politikat monetare, kreditë e këqija dhe mundësitë për rritjen e kreditimit. Pritet edhe diksutimi i skandalit më të fundit, ku vjedhja prej 7.13 milionë USD nuk mund të lihet pa u vënë re.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *