Delvinë-Konflikti ndërmjet dy personave me precedencë penalë ka gjeneruar në dhunë duke sjellë plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar ditën e djeshme në orën 02:30 në lagjen “Sinan Ballaci”, të Delvinës, ku i plagosuri është qëlluar me sqepar në kokë. I plagosuri është Artur Goro, i cili menjëherë është dërguar me helikopter drejt
Delvinë-Konflikti ndërmjet dy personave me precedencë penalë ka gjeneruar në dhunë duke sjellë plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar ditën e djeshme në orën 02:30 në lagjen “Sinan Ballaci”, të Delvinës, ku i plagosuri është qëlluar me sqepar në kokë.
I plagosuri është Artur Goro, i cili menjëherë është dërguar me helikopter drejt Tiranës në gjëndje të rëndë për jetën. Ai njhet si “Amza” i dënuar nga Gjykata e Sarandës për trafik droge, por nuk bëhen të ditur arsyet e lirimit të tij.
Autori i veprës, Markeljan Alinani i ka shpëtuar forcave blu, e cila po punon për kapjen e tij. Alinani, i cili njihet me pseudonimin “Marko” rezulton person probklematik me precedent penale të shumëfishtë. Ai është arrestuar më parë për trafik droge dhe tentativë vrasje, por vazhdon të jetë në gjendje të lirë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *