Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit pezullimin e zbatimit të planeve vendore të miratura deri pas zgjedhjeve të 2015. Kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat kundër vendorëve për dhënie lejesh barbare në dëmtim të vendit. Duke vënë theksin tek bukuritë e vendit, Rama ka premtuar pezullimin e çdo spekulimi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit pezullimin e zbatimit të planeve vendore të miratura deri pas zgjedhjeve të 2015.
Kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat kundër vendorëve për dhënie lejesh barbare në dëmtim të vendit. Duke vënë theksin tek bukuritë e vendit, Rama ka premtuar pezullimin e çdo spekulimi mbi lejet.
“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plage shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillomire dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015″- bëri me dije Rama gjatë fjalës së tij.
Rama më tej u shpreh se lejet e zhvillimit që nuk mbeten në instrumentat e planifikimit duhet të rishikohen. “ Çdo leje zhvillimi apo plan vendor i miratuar pas këtij vendimi do të konsiderohet nul, i pavlefshëm dhe subjekt për ndjekje penale.” u shpreh Rama
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *