Bllokohet hyrja e madhrave në ish-uzinën e Dinamos, protestojnë tregtarët

Tiranë-Tregëtaret e ish-Uzinës Dinamo janë përplasur me forcat blu mnëngjesin e sot, duke kërkuar që aktiviteti i tyre të mos bllokohet. Ata janë të shqetësuar pasi kamionët me produktet që tregtojnë janë bllokuar nga policia. Në një prononcim për Neës 24 tregëtarër shprehen të shqetësuar duke pohuar se janë ndeshur me këtë problematikë për dy

Tiranë-Tregëtaret e ish-Uzinës Dinamo janë përplasur me forcat blu mnëngjesin e sot, duke kërkuar që aktiviteti i tyre të mos bllokohet. Ata janë të shqetësuar pasi kamionët me produktet që tregtojnë janë bllokuar nga policia.

Në një prononcim për Neës 24 tregëtarër shprehen të shqetësuar duke pohuar se janë ndeshur me këtë problematikë për dy vite rresht. “Ky është një kalvar që ne e ndeshim gjithmonë dy vite rresht. Ky aksion ka një qëllim, kërkojnë të na vjedhin biznesin. Kërkojnë t’i japin biznesin të tjerëve. Vijmë vërdallë e nuk na i hapin dyert, mallrat na janë bllokuar. Kjo është situata me të cilën ne vazhdojmë të përballemi”-janë shprehur tregtarët.

Gjatë protestës tregëtarët u kanë bërë thirrje Kryeministrit Rama dhe kreut rtë bashkisë Basha. Ata janë shprehur me nota pesimiste ndaj Rilindjes së premtuar nga kryeministri, ndërkohë që shprehen se do ta vazhdojnë protestën derisa problem i tyre të ketë një zgjidhje. ‘Rama të mbajë premtimet e ‘Rilindjes’. Ministri Tahiri të heqë censurën policore. Ne duam që të hiqet shtet-rrethimi tek tregu i ish-Uzinës Dinamo’- u shprehën tregtarët.

Nga ana tjetër tregëtarët shprehen se janë të rregullt për çdo detyrim ndaj shtetit dhe kërkojnë me ngulm vijueshmërijnë e aktivitetit, pasi për to është e vetmia mënyrë për të siguruar mënyrën e jetesë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar