I pyetur gjatë fluturimit të kthimit nga Korea e Jugut, për vizitën që do të zhvillojë në Shqipëri, Papa Françesku është shprehur se vlerëson harmoninë fetare në vend. “Shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para sepse kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve,
I pyetur gjatë fluturimit të kthimit nga Korea e Jugut, për vizitën që do të zhvillojë në Shqipëri, Papa Françesku është shprehur se vlerëson harmoninë fetare në vend.
“Shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para sepse kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim. Kjo është gjë shumë e mire, sepse ka harmoni. Dhe prezenca e Papës është për t’i thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, ka thënë Papa Françesku.
Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator, ku parashikohet një axhendë e ngjeshur, që pritet të zgjasë plot 11 orë. Në 07:30, Papa flututuron nga aeroporti i Fiumicino- drejt aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë ku do të zhvillojë një pritje zyrtare nga Kryeministri, Edi Rama. Më pas do të niset drejt presidencës ku do të zhvillojë një takim me Presidentin dhe me autoritete të tjera.
Në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të mbahet mesha para besimtarëve që do të mblidhen në këtë ditë. Ndryshe nga vizitat e tjera mësohet se Papa nuk do të lëvizë me makinën e tij të bardhë, por por me një makinë të thjeshtë të hapur të vënë në dispozicion nga autoritetet vendase. Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë në Nunciaturën Apostolike, e më pas takim me krerët e besimeve të tjera.
Ora 17:00 shënon kremtimin e lutjes së mbrëmësores me meshtarët, seminaristët dhe lëvizjet laike në Katedralen e Tiranës. Në orën 19:45, në Aeroportin “Nënë Tereza” do të zhvillohet një ceremoni për largimin e Papës, çka përmbyll vizitën e tij në shtetin shqiptar.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *