Ka zgjatur më pak se dy orë seanca konstituitive e Kuvendit të Kosovës, ku normalisht duhej të zgjidhej kryetari i Parlamentit. Gjatë seancës janë betuar deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 8 qershorit, por kur ka ardhur puna tek zgjedhja e kryetarit, punimet kanë dështuar. Seanca është ndërprerë pasi deputetët kanë braktisur sallën. Pas seancës,
Ka zgjatur më pak se dy orë seanca konstituitive e Kuvendit të Kosovës, ku normalisht duhej të zgjidhej kryetari i Parlamentit.
Gjatë seancës janë betuar deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 8 qershorit, por kur ka ardhur puna tek zgjedhja e kryetarit, punimet kanë dështuar.
Seanca është ndërprerë pasi deputetët kanë braktisur sallën. Pas seancës, PDK, që doli dhe partia fituese në zgjedhje por pa shumicë absolute, ka paralajmëruar se për çështjen e kryetarit të Kuvendit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Posti i kryetarit të Parlamentit kontestohet mes PDK-së dhe bllokut opozitar të bashkuar pas zgjedhjeve, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje. Këto të fundit pretendojnë se janë grupi më i madh parlamentar dhe si rrjedhojë u takon atyre.
Edhe pse kryetarja e përkohshme e Kuvendit, Flora Brovina, dha një pushim deri në orën 13:00, deputetët e opozitës dhe minoritetet nuk kanë lëvizur nga salla, ndërkohë që ata të PDK u mblodhën në zyrat e veta të grupit parlamentar në Kuvend.
Mos largimi i opozitarëve është justifikuar me kërkesën që Brovina të lërë kryesimin dhe atë ta marrë Teuta Rugova, si e dyta në radhë për nga mosha më e madhe e kësaj legjislature.
Ndërkohë, në Kuvend, opozita nisi mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për të shkarkuar Flora Brovinën, të cilën e akuzojnë se po bllokon punimet e Kuvendit. 40 firmat e nevojshme për mocionin për shkarkimin e saj janë mbledhur, teksa priten zhvillimet e reja
Pas shkarkimit të Flora Brovinës, grupi i koalicionit opozitar ka zgjedhur deputeten serbe Milka Vulic të drejtojë seancën, gjatë së cilës u vijua me kandidimin e Isa Mustafës për kreun e Kuvendit, kandidaturë kjo që u miratua më pas me 65 vota pro dhe 18 abstenime.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *