Kosovë, mblidhet Kuvendi

Mëngjesin e së enjtes politika kosovare është mbërthyer nga ethet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e 5-të të saj, e cila nisi që prej orës 10:00. Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka 37 deputetë, por që doli si partia e parë gjatë zgjedhjeve parlamentare, ashtu dhe grupi parlamentar i koalicionit

Mëngjesin e së enjtes politika kosovare është mbërthyer nga ethet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e 5-të të saj, e cila nisi që prej orës 10:00.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka 37 deputetë, por që doli si partia e parë gjatë zgjedhjeve parlamentare, ashtu dhe grupi parlamentar i koalicionit paszgjedhor mes LDK-AAK-Nisma, me 47 deputetë gjithsej, pretendojnë të drejtën për të zgjedhur kandidatin për kryeparlamentarin e ri të vendit.

Në rendin e ditës do të bëhet fillimisht ndarja e vendeve ulëse, më pas formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, më tej njoftimi për formimin e grupeve parlamentare të forcave përfaqësuese në Kuvend, e në fund edhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit si dhe nënkryetarëve të tij.

Deputetet e PDK-së janë ulur sërish në mes të sallës së Kuvendit, aty ku vendi zakonisht përcaktohet për shumicën qeverisëse, ndërkohë që përfaqësuesit e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma janë ulur në vendet e opozitës.

/Arjola Hajdini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar