Gjykata e Lartë rrëzoi burgimin e përjetshëm për Lulzim Berishën, një prej drejtuesve të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” dhe vendosi që ai të vuaje dënimin me 25 vite burg. Pas tetë seancave të zhvilluara në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal i drejtuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi ka argumentuar se aktiviteti kriminal i Lulzim Berishës
Gjykata e Lartë rrëzoi burgimin e përjetshëm për Lulzim Berishën, një prej drejtuesve të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” dhe vendosi që ai të vuaje dënimin me 25 vite burg.
Pas tetë seancave të zhvilluara në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal i drejtuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi ka argumentuar se aktiviteti kriminal i Lulzim Berishës është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës së kryerjes së krimeve.
Në atë kohë vrasja me paramendim dënohej me maksimum 25 vjet. Po ashtu, për kohen kur ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti organizatë kriminale. Ndërkaq, Kolegji Penal ka vendosur lënien në fuqi të dënimeve për të pandehurit e tjerë, me përjashtim të Plarent Dervishajt, i dënuar në mungesë, për të cilin u vendos rigjykimi për shkaqe proceduriale.
Ndërkaq mësohet se ky vendim nuk u mor në unanimitet, pasi 2 nga 5 gjyqtarët e Kolegjit Penal, konkretisht Ardian Dvorani dhe Admir Thanxa votuan kundër prishjes së vendimit të mëparshëm.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *