Maturantët do të kenë 7 ditë kohë për plotësimin e formularit A2. Sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, publikimi i A2 do të bëhet pas datës 24 korrik dhe plotësimi do të bëhet online. Para daljes së tij, kandidatët duhet të bëjnë shlyerjen e tarifës prej 2 mijë lekësh, si dhe hedhjen në sistem të
Maturantët do të kenë 7 ditë kohë për plotësimin e formularit A2. Sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, publikimi i A2 do të bëhet pas datës 24 korrik dhe plotësimi do të bëhet online.
Para daljes së tij, kandidatët duhet të bëjnë shlyerjen e tarifës prej 2 mijë lekësh, si dhe hedhjen në sistem të notës mesatare dhe notave të provimeve. Nga dita e djeshme deri në datën 22 korrik, nga personeli drejtues i shkollave do të zhvillohet procesi i hedhjes së pikëve të maturantëve në sistem.
Para se të bëjnë plotësimin e formularit A 2 maturantët duhet të kenë paguar tarifën prej 2 mijë lekësh, pranë zyrave të Postës Shqiptare ose në bankat e nivelit të dytë. Më pas duhet të paraqiten në drejtorinë e shkollës ku kanë bërë plotësimin e formularit A1/A1Z dhe të dorëzojnë mandatpagesën. Maturantët të cilët nuk e ndjekin procedurën e mësipërme nuk do të kenë mundësi të aplikojë për formularin A2.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *