Gaza, fillon armëpushimi humanitar

Në orën 10:00, sipas orës lokale, filloi në Gaza një armëpushim humanitar. Pesë orë të kërkuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Izraeli dhe Hamasi  për të lejuar popullsinë që të furnizohet  me ushqime dhe ilaçe. Ndërkohë që numri i të vdekurve në Gaza është rritur me  230 palestinezë  të vrarë dhe 1685

Në orën 10:00, sipas orës lokale, filloi në Gaza një armëpushim humanitar. Pesë orë të kërkuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Izraeli dhe Hamasi  për të lejuar popullsinë që të furnizohet  me ushqime dhe ilaçe.

Ndërkohë që numri i të vdekurve në Gaza është rritur me  230 palestinezë  të vrarë dhe 1685 të plagosur, sipas agjencisë së lajmeve  Al-Ray.

Tre palestinezë u vranë nga artileria izraelite para armëpushimit humanitar, ndërsa ishin në një zonë të hapur të Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Viktimat ishin të moshave  ndërmjet 20 dhe 27 vjeç. Një breshëri raketash filloi sot në mëngjes nga Rripi i Gazës në drejtim të qendrës, duke përfshirë 4 zona të madha të Tel Aviv-it. Një nga raketat  goditi qytetin  e Petah Tikva, ndërsa tjetra  preku një pjesë të pabanuar.

/Arjola Hajdini/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar