Vrasja e Santos, lirohen kushërinjtë Gjozi

Gjykata e Tiranës ka liruar dy kushërinjtë Klodian dhe Saimir Gjozi të akuzuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. Ajo ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitjeje. Dy kushërinjtë Gjozi u arrestuan dy javë më parë si të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo, por mungesa e provave të

Gjykata e Tiranës ka liruar dy kushërinjtë Klodian dhe Saimir Gjozi të akuzuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Ajo ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitjeje. Dy kushërinjtë Gjozi u arrestuan dy javë më parë si të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo, por mungesa e provave të mjaftueshme për t’i akuzuar solli lirimin e tyre të menjëhershëm nga gjykata.

Sot skadoi dhe afati prej 15 ditësh burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës më 30 qershor për dy kushërinjtë. Avokati i dy kushërinjve, Sami Dema, u shpreh se klientët e tij u mbajtën kot në burg dhe se duhet të ishin liruar para 2 javësh.

/Arjola Hajdini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar