Një puthje mund të shpëtojë një jetë? Përgjigjia është PO. Në momentin kur i dashuri i saj po vuante nga një atak zemre, një student i ka shpëtuar jetën të dashurit të saj duke i dhënë një puthje, e cila është konsideruar si puthja e jetës. Zach Selby 19 vjeç dhe Chloe Tones 16 vjeç
Një puthje mund të shpëtojë një jetë? Përgjigjia është PO.
Në momentin kur i dashuri i saj po vuante nga një atak zemre, një student i ka shpëtuar jetën të dashurit të saj duke i dhënë një puthje, e cila është konsideruar si puthja e jetës.
Zach Selby 19 vjeç dhe Chloe Tones 16 vjeç kanë planifikuar një udhëtim për të festuar takimin e tyre të parë. Çifti i ri i cili kishte takimin e parë në lidhjen e tyre janë përballur me një ngjarje që i ka bërë ata më të lidhur me njëri-tjetrin.
Në momentin që po njiheshin djali ka filluar të ndihet keq dhe ka rënë në tokë, dhe vajza i ka bërë frymëmarrje për 40 minuta duke u konsultuar me telefon me stafin e ndihmës së shpejtë.
Djali pasi ka arritur në spital u ka thënë doktorëve se e dashura e tij e re i ka shpëtuar jetën.
Pas kësaj lidhja e tyre është bërë më e fortë dhe çifti i ri e quajnë këtë ngjarje një rastësi me rëndësi për vazhdimin e lidhjes së tyre.
/Izabela Zavalani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *