Gjermania kampionia e re e botës

Gjermania është kampionia e re e botës në futboll pasi mposhti me rezulatin 1-0 Argjentinën në stadiumin “Maracana” duke marrë kështu trofeun e katërt botëror Golin për “panzerat” e shënoi Mario Goetze në minutën 113. Pjesa e parë ishte më shumë dominuese për gjermanët, ndërsa argjentinasit ishin më shumë të fokusuar te kundërsulmet. Rastin më

Gjermania është kampionia e re e botës në futboll pasi mposhti me rezulatin 1-0 Argjentinën në stadiumin “Maracana” duke marrë kështu trofeun e katërt botëror

Golin për “panzerat” e shënoi Mario Goetze në minutën 113.

Pjesa e parë ishte më shumë dominuese për gjermanët, ndërsa argjentinasit ishin më shumë të fokusuar te kundërsulmet.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e patën gjermanët, kun ë minutën e 44 Howedes godet shtyllën me kokë.

Edhe argjentinasit patën një rast të mirë me Gonzalo Higuain i cili i vetëm përballë Nojer e nxjerr topin jashtë.

Pjesa e dytë nis mirë për argjentinasit por që gjermanët arrijë të ndalin çdo aksion të tyre.
90 minuta lojë mbyllen me porta të paprekura.

Koha shtesë ishtë shumë emocionuese, ku Palacio për argjentinasit dhe Schrrule për pancerat patën rastet më të mira për të shënuar, por nuk ja arritën.

Në pjesën e dytë të shtesës Shurrle jep një kros fantstik për Gotze, i cili shënon golin që përkthehet në trofeun e katërt në historinë e europianëve.

Me këtë trofe Gjermania i bashkohet Italisë me nga 4 kupa bote dhe shkurton diferencën me Brazilin i cili mban vendin e parë me 5 të tilla.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar