Kërkesa të shumta për iPhone 6, Apple po bën gati 68 milionë njësi

Të gjithë po presim me padurim se di do të jetë modeli më i r ri i iPhone 6, i cili ka filluar të prodhohet këtë muaj ndërsa Apple pritet ta prezantojë atë në shtator të këtij viti, dhe sipas disa burimeve thuhet se kompania më e madhe amerikane do të prodhojë një sasi masive

Të gjithë po presim me padurim se di do të jetë modeli më i r ri i iPhone 6, i cili ka filluar të prodhohet këtë muaj ndërsa Apple pritet ta prezantojë atë në shtator të këtij viti, dhe sipas disa burimeve thuhet se kompania më e madhe amerikane do të prodhojë një sasi masive të telefonave të saj të ri, për ta përballuar kërkesën e madhe nga përdoruesit.

Sipas një raporti të ri thuhet se Apple tashmë i ka bërë porositë tek furnitorët e saj, Foxconn dhe Pegatron, të cilëve u ka kërkuar që të krijojnë 68 milionë njësi të iPhone 6, dhe mësohet se kjo është vetëm porosia e parë e telefonit që pritet ta pushtojë botën.

Apple do ti lançojë dy versione të ndryshme të iPhone 6, njërin me ekranin prej 5.5” dhe tjetrin, i cili pritet të quhet iPhone Air, me ekranin prej 4.7”.

Gjenerate e re e iPhone 6 pritet të jetë më rezistues ndaj thyerjeve apo gërvishtjeve.

Pritet që iPhone 6 ta sjell versionin e ri të TouchID, skanerit të gishtave që thuhet se do të jetë më i saktë, dhe më i qëndrueshëm sesa versioni paraprak. Prezantimi i iPhone 6 pritet të ndodhë më 9 shtator, ndërsa shitja do të fillojë më 19 shtator, fillimisht në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

/ Izabela Zavalani /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar