Farat e kungulli janë burim i pasur i vlerave ushqyese, ato përmbajnë magnez, hekur, bakër, zink, fosfor dhe shumë minerale dhe vitamina tjera. Glutamate është një përbërës i nevojshëm për të krijuar GABA-n, një neuron që dërgon sinjale në qelizat nervore për të larguar nervozizmin dhe stresin, e që gjendet në farat e kungullit. Zinku
Farat e kungulli janë burim i pasur i vlerave ushqyese, ato përmbajnë magnez, hekur, bakër, zink, fosfor dhe shumë minerale dhe vitamina tjera.
Glutamate është një përbërës i nevojshëm për të krijuar GABA-n, një neuron që dërgon sinjale në qelizat nervore për të larguar nervozizmin dhe stresin, e që gjendet në farat e kungullit.
Zinku është mineral që ndihmon forcimin e sistemit imunitar.
Fytosteroli është substancë përbërëse e farave të kungullit dhe ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, ndërsa rrit nivelin e kolesterolit të mirë.
Këto substanca janë shumë efektive në mbrojtjen nga kanceri. Sipas ekspertëve, ekstrakti dhe vaji i farave të kungullit janë të njohur për të mirat e tyre qysh nga kohët e lashta. Shumë studime kanë gjetur roli e një proteine të farave të kungullit në pjesë antibakteriale.
E jo vetëm ekspertët por edhe populli,tregon se farat e kungullit njihet si ilaçe popullore, të cilat eleminojnë krimbat e zorrëve.
Disa studime kanë treguar se ekstraket e farave të kungullit përmirësojnë procesin e përshtatjes së insulinës dhe mbrojtjen e veshkave, duke iu dalë kështu në ndihmë diabetikëve.
Me vetit e tyre antioksiduese, farat e kungullit mund të ngadalësojnë dëmtimin e qelizave, duke reduktuar kështu rrezikun nga kanceri, e veçanërisht atë të gjirit dhe prostatës.
/ Izabela Zavalani /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *