Migrena tek fëmijët

Edhe fëmijët vuajnë nga dhimba e kokës, e cila është një nga patologjitë më të shpeshta tek ata, por shpeshherë mund të jetë edhe serioze. Migrena nuk njeh moshë.Migrena godet rreth 5-10 % të fëmijëve që vuajnë nga dhimbja e kokës. Simptoma e parë e migrenës është një dhimbje e fortë në kokë, e lokalizuar

Edhe fëmijët vuajnë nga dhimba e kokës, e cila është një nga patologjitë më të shpeshta tek ata, por shpeshherë mund të jetë edhe serioze.

Migrena nuk njeh moshë.Migrena godet rreth 5-10 % të fëmijëve që vuajnë nga dhimbja e kokës. Simptoma e parë e migrenës është një dhimbje e fortë në kokë, e lokalizuar në njërën prej dy anëve të trurit (fëmijët më të vegjël kanë dhimbje në të dyja anët e kokës), e shoqëruar me një rrahje të fortë të tëmthave dhe një hiperndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmave.

Imazhet në lëvizje mund ta shtojnë shqetësimin. Në disa raste migrena mund të paraprihet nga një seri shqetësimesh pamore (shkëndija, njolla, fleshe) ose fizike (të ndjesh një dorë ose një krah që shpon). Krizat e migrenës te fëmijët janë më të shkurtra se tek të rriturit dhe mund të zgjasin nga dy orë deri në dy ditë. Shpesh shoqërohen me marrje mendsh, të vjella dhe diarre. Shkaqet e migrenës te fëmijët ende nuk janë shumë të qarta.

Është e sigurt që krizat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe në rastin e fëmijëve, ata më të zakonshmit janë:

– Stresi: i shkaktuar nga probleme shkollore ose familjare;

– Uria: agjërimi ose një ushqyerje e pamjaftueshme mund të shkaktojë dhimbje koke;

– Dieta: disa ushqime (si p.sh. çokollata dhe disa lloje djathërash) mund të provokojnë migrenën;

– Aktivitet fizik tepër intensiv: sforcimi fizik mund të shkaktojë dhimbjen;

– Mungesa e gjumit: pamjaftueshmëria e gjumit, ritmet jo të përshtatshme për një fëmijë mund të jetë një faktor i rrezikshëm;

– Faktorë mjedisorë: aroma, zhurma, drita shumë të forta, ndotje, ndryshime klimaterike dhe meteorologjike.

/ Izabela Zavalani /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar