Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi tragjedia e radhës, nga përdorimi i armëve të zjarrit. Një person qëlloi brenda banesës së tij në Hjuston të Teksasit, duke vrarë katër fëmijët e tij dhe duke plagosur dy të tjerë. Ndërsa njëra prej vajzave të autorit të dyshuar është në gjendje kritike për jetën. Megjithatë, ajo
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi tragjedia e radhës, nga përdorimi i armëve të zjarrit. Një person qëlloi brenda banesës së tij në Hjuston të Teksasit, duke vrarë katër fëmijët e tij dhe duke plagosur dy të tjerë.
Ndërsa njëra prej vajzave të autorit të dyshuar është në gjendje kritike për jetën. Megjithatë, ajo arriti që të njoftojë policinë për ngjarjen, e cila rrethoi menjëherë zonën.
Kur lajmëroi autoritetet, vajza tha se babai i saj do të shkonte edhe te shtëpia e gjyshërve për t’i vrarë. Pas një rrethimi prej dy orësh, i dyshuari u dorëzua.
Fëmijët e vrarë janë nga katër deri në 13 vjeç, ndërsa dy të rriturit, të dy meshkuj, mendohet se janë të afërm të të dyshuarit.
Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e ngjarjes, por mendohet për shkaqe të mosmarrëveshjeve familjare.
Situata të tilla, sjellin gjithnjë në vëmendje në SHBA, debatin për ndalimin e përdorimit të armëve nga civilët.
/ Dorjan Gjepali /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *