Rriten pensionet me 2 %, përfitojnë 606 mijë qytetarë

Ministri Veliaj ka bërë një deklaratë për mediat duke deklaruar rritjen e pensioneve me 2%. Numri i qytetarëve që përfitojnë nga kjo rritje është 606 mijë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë tha se kjo rritje parashikon jo vetëm pensionet e plota, por dhe ato të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, ato

Ministri Veliaj ka bërë një deklaratë për mediat duke deklaruar rritjen e pensioneve me 2%. Numri i qytetarëve që përfitojnë nga kjo rritje është 606 mijë.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë tha se kjo rritje parashikon jo vetëm pensionet e plota, por dhe ato të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, ato të invaliditetit, por gjithashtu edhe kategori të tjera si, policia e shtetit, punonjësit e gardës, pilotët, policia e burgjeve, minatorët dhe të tjerë.

“Sapo kaluam vendimin e këshillit të ministrave për rritjen e pensioneve. Ndonëse rritja e indeksit të konsumit siç është deklaruar këto ditë nga INSTAT ka qenë në masën 1.6 %, qeveria vendosi që të pranojë miratimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që pensinet të rriten në masën 2%, pra më shumë se inflacioni. Në këtë mënyrë nuk do të kemi vetëm indeksim, pra rritje nominale të pensioneve por dhe një rritje reale të pensioneve që në vitin tonë të pare, tha ministri Veliaj.

Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe 5000 individë të ri të cilët do të marrin pension social për herë të parë.
Gjithashtu në ndryshime janë parashikuar negociata me shtet ku ka emigrant shqiptarë. Marrëveshja për emigrantët që mundi dhe djersa ku punojnë t’ju njihet për efekt pensioni. Marrëveshje me disa shtete, presim nga disa të tjera”, tha Veliaj.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar